Zgjedhjet në Kosovë, gazetari: Nesër shpallet rezultati, procesi i votimit u shoqërua me disa problematika
Gazetari Venhar Isufi në Kosovë, në një intervistë në edicionin e pasdites në SYRI TV, tha se KQZ do të shpallë ditën e shtunë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 9 Shkurtit.
Sipas tij, ky proces është shoqëruar me disa problematika çka kanë ndikuar edhe në vonesën e shpalljes së rezultateve të votimit, gjë që nuk kishte ndodhur më parë.
Isufi theksoi më tej se ishte skeptik në formimin e qeverisë së re, ndërsa në këtë proces ka patur rinumërim të votës së diasporës, madje mbi 1 vota të tyre janë shpallur të pavlefshme.
Venar Isufi: "Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sapo konfirmoi që nesër do të bëhet publikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 Shkurtit, për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Nuk ka ndodhur asnjëherë që nga koha e shpalljes së pavarësisë që të ketë një ecuri të ngadaltë në shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve.
Zgjedhjet gjithmonë kanë ndodhur në mënyrë të rregullt, por këtë herë patën disa probleme sidomos tek sulmet kibernetike ku u hakerua edhe faqja e KQZ. Kështu që nesër pritet të bëhet publikimi i rezultateve.
Normalisht është një ankesë që e ka dorëzuar në PZAP, nga lëvizja Vetëvendosje që është bërë për arsye të votave që kanë ardhur me postë nga diaspora. Dyshojnë se nga lidhja Demokratike e Kosovës mund të bëjnë keqpërdorime të tyre, pasi lidhja demokratike e Kosovës ka marrë më shumë vota me postë.
Ne kemi dhe rinumërim të këtyre votave që kanë ardhur me postë. Tashmë pritet publikimi i këtyre votave që janë mbi 1 mijë e ca që janë shpallur të pavlefshme.
Ka qenë një proces i ndërlikuar ai i 9 Shkurtit, por që shpresojmë që gjëra të tilla në zgjedhjet e ardhshme të mos ndodhin më. Unë jam shumë skeptik në bërjen e qeverisë, pasi ne këtu, problemin do ta kemi edhe me zgjedhjen e Presidentit vitin e ardhshëm".

