Krimi brenda familjes shqiptare në Greqi, del ekspertiza: 44-vjeçarja u godit mbi 40 herë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2025, 18:27
Mediat greke kanë publikuar detaje, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Selanik, në Greqi. 53-vjeçari shqiptar goditi me thikë bashkëshorten 44-vjeçare dhe më pas u hodh nga ballkoni. 53-vjeçari ndërroi jetë rrugës për në spital.
Tronditëse janë rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore të trupit të 44-vjeçares. Gruaja sipas autoriteteve ka marrë mbi 40 plagë me thikë, në pjesë të ndryshme të trupit. Po ashtu dyshohet se autori ka përdorur thika të ndryshme, kur e ka goditur.
Goditjet janë shkaktuar në qafë, fytyrë, krahë si edhe në bark, goditje të cilat kanë qenë të forta. Autoritetet vijojnë ende hetimet, lidhur me ngjarjen e rëndë.