Plagoset shqiptari në Greqi, në gjendje kritike për jetën, autori në arrati
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Mars 2025, 17:24
Një shqiptar, i cili punonte në një fermë, është gjetur i plagosur me thikë këtë të premte në një zonë rurale në Selanik të Greqisë.
Mediat vendase raportojnë se shqiptari është gjetur i plagosur në qafë nga punëtorët që po e kërkonin pasi ishte vonuar.
I plagosuri është transportuar me ambulancën në spitalin Papageorgiou , teksa raportohet se gjendja e tij shëndetësore paraqitet kritike. Ende nuk dihen rrethanat se si është plagosur dhe se kush është autori.

