Hoxhë Sokol Kondakçiu: Islami nxit për përcjellje pozitiviteti edhe me gjërat më të imëta

Këtë të premte i ftuar në emisionin “Kjo është koha” në “Ora News”, ishte Hoxhë Sokol Kondakçiu, i cili foli mbi estetikën dhe përmbledhjen e saj në thëniet profetike.

Hoxhë Kondakçiu u shpreh se Islami nxit përcjellje pozitiviteti edhe me gjërat më të imëta.

Ai tha se tipar dallues i profetit Muhamed alejhi selam ishte higjiena.

“Buzëqesh thotë Pejgameri a.s. Të buzëqeshësh para vëllait tënd ai është Sadaka. Pra një buzëqeshje që askush nuk e mendon se buzëqeshja në Islam të jep një sevap.

Prandaj është shumë e rëndësishme që lidhja e sevapit me veprimet e duhura, ose kushtëzimi i disa veprimeve me sevap, qofshin këto veprime shumë të vogla, ose të papërfillshme nga njerëzit në përditshmërinë tonë e bëjnë besimtarin mysliman që t’i kushtojë rëndësi një veprimi të tillë sado i vogël të jetë ai, siç është fjala për buzëqeshjen.

Buzëqesh – pra, transmeto pozitivistet, mirësi, siguri. Ky është Islami”, u shpreh ndër të tjera Hoxhë Sokol Kondakçiu.