Komunizmi në telajo, nxënësit e shkollës ''Jan Kukuzeli'' ekspozitë në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Mars 2025, 12:38
Kjo vajzë që në vend të litarit përdor telat me gjemba për të luajtur, është panorama e ngrirë në kohë të asaj çka u kalua në 45 vite komunizëm.
Nxënësit e shkollës 'Jan Kukuzeli' në Durrës, në ekspozitën e hapur në Tiranë përcollën pa fjalë, por me dritë hijet e lapsit por edhe më ngjyra vuajtjet e kohës.
Permes kesaj qasjeje ekspozita sjell edhe një reflektim mbi të kaluarën në mënyrë që ti shërbejë të ardhmes.
Drejtori i Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit, Çelo Hoxha, e cilësoi ekspozitën si formë alternative edukimi.
Kjo nismë ka marrë jetë pas një dekade regjistrimesh me rrëfimet e 120 ish-të burgosurve politikë, duke grumbulluar mbi 400-500 orë dëshmi të dokumentuara.
