Fundi tragjik i yllit të Hollywood-it, zbulohet testamenti 80 milionë dollarësh i 95-vjeçarit

Pas vdekjes tragjike të yllit të Hollywood-it, Gene Hackman, është zbuluar se fituesi i çmimit Oscar ia ka lënë pasurinë e tij prej 80 milionë dollarë gruas së tij, Betsy, e cila u gjet e vdekur bashkë me të në shtëpinë e tyre.

Mediat e huaja shkruajnë se është e paqartë nëse tre fëmijët e tij, djali Christopher Allen, 65 vjeç, dhe vajzat Leslie Anne, 58 vjeç dhe Elizabeth Jean, 62, nga martesa e tij e mëparshme me Faye Maltese, janë pjesë e testamentit.

Një ekspert ligjor është shprehur se nëse Betsy do të ishte gjallë tani që Hackman ka vdekur do të kishte plasur lufta e tretë botërore për pasurinë e aktorit, shkruan “DailyMail”.

Fundi tragjik i yllit të Hollywood-it, zbulohet testamenti 80 milionë

“Fëmijët e tij ndoshta do të ishin çmendur”, shprehet ai.

Në testamentin e saj, Betsy thotë se pasuria e saj do t’u shpërndahet organizatave bamirëse dhe shlyerjes së borxheve mjekësore.

Hackman, i cili kishte Alzheimer, nënshkroi kopjen më të fundit të testamentit të tij më 7 qershor të vitit 2005. Është e paqartë saktësisht se kur u diagnostikua me sëmundjen neurodegjenerative progresive.

Sipas mediave të huaja, policia konfirmoi se 95-vjeçari Hackman vdiq nga sëmundja e zemrës rreth 18 shkurtit, disa ditë pasi Betsy, 65 vjeç, iu nënshtrua sindromës pulmonare hantavirus në banjën e tyre rreth 11 shkurtit.

Aktori legjendar mund të ketë qëndruar  i vetmuar për shtatë ditë në vilën e tij të madhe, pa partneren e tij, e cila i kishte qëndruar në krah për tre dekada, për t’a ushqyer dhe kujdesur.

I mbetur vetëm dhe me trupin e gruas së tij duke u dekompozuar në banjën e tyre, Hackman, gjendja shëndetësore e të cilit ishte shumë e rëndë, mbeti pa ushqim.

Autopsia tregoi se stomaku i tij ishte bosh në momentin e vdekjes. Hackman u gjet i vdekur me bastunin dhe syzet pranë tij në një dhomë afër kuzhinës pas një rënieje të dukshme. Aktiviteti i fundit i regjistruar i stimuluesit kardiak të tij ka qenë më 18 shkurt.

Të vetmuar kanë mbetur edhe qentë e çiftit të izoluar, njëri prej së cilëve u gjet i ngordhur.

Trupat e aktorit dhe partneres së tij u gjetën të mërkurën e kaluar, në dhoma të ndryshme të rezidencës së tyre luksoze në Santa Fe.

Kryeekzaminuesja mjekësore e shtetit, Dr. Heather Jarrell, tha se autopsitë e kryera  konfirmuan se Gene Hackman vdiq nga problemet e zemrës dhe Betsy Arakawa vdiq nga sindroma pulmonare hantavirus, e cila transmetohet te njerëzit nga minjtë.

Aktori 95-vjeçar kishte sëmundje të avancuar të zemrës, si edhe vuante nga Alzheimeri.