VIDEO/ Messi rikthehet me gol nga dëmtimi, Inter Miami në çerekfinalet e Champions Cup
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Mars 2025, 12:48
Lionel Messi ka shënuar gol menjëherë pas rikthimit të tij te skuadra e Inter Miami, pasi ishte jashtë fushave për disa javë shkaku i vendimit të trajnerit pas një dëmtimi.
Skuadra e tij siguroi vendin e tyre në çerekfinalet e Kupës së Kampionëve Concacaf duke mundur 2-0 Cavalier SC të Xhamajkës në ndeshjen e dytë të ndeshjes së fazës së 1/8-të, duke rezultuar në një fitore të përgjithshme 4-0.
Luis Suarez zhbllokoi shifrat në minutën e 37-të me penallti, ndërsa Messi vulosi fitoren 0-2 me një gol të bukur në kohën shtesë.
Pas kësaj fitore, Inter Miami do të ndeshet në çerekfinale me rivalët e tyre të Major League Soçer, Los Angeles FC (LAFC).
Messi goals are inevitable ????#TheChampions
— Major League Soccer (@MLS) March 14, 2025
pic.twitter.com/b8qOi99M60
