Doncic nuk mjafton për Lakers, Warriors mposhtin Kings
Humbja e tretë radhazi për Los Angeles Lakers, që u mund 126-106 nga Milwauke Bucks, në një ndeshje të komanduar nga vendasit.
Luka Doncic realizoi 45 pikë për kalifornianët, por i vetëm nuk mundi të bënte asgjë për të shmangur humbjen (mungoi LeBron).
Për Bucks, katër lojtarë realizuan mbi 20 pikë.
Ngjit shkallët në renditje skuadra e Golden State Warriors, që falë një loje të mirë kolektive (tetë lojtarë realizuan mbi 10 pikë) mundi 130-104 Sacramento Kings.
Fiton edhe Orlando, që mundi 113-93 New Orleans, ndeshje ku u dallua Paolo Banchero me 34 pikë e 11 rebound.
Buzëqesh skuadra e Chicago Bulls, që mundi 115-110 Brooklyn Nets, një përballje e hapur deri në fund. Coby White me 31 pikë bëri diferencën në fushë për Bulls.
Fitore në sekondat e fundit për Washington Wizzards, që mundi 129-125 Detroit Pistons, ku vendimtar ishin 51 pikët e lojtarëve të stolit.
Rezultatet:
Detroit – Washington, 125-129
Milwaukee – Lakers, 126-106
Chicago – Brooklyn, 116-110
New Orleans – Orlando, 93-113
Golden State – Sacramento, 130-104
