Gjigandët kërkojnë 4 tituj në 1 sezon/ Gara për të marrë njëherësh kampionat, kupë, Champions dhe Kupën për Klube
Me eliminimin e Atletico Madridit nga Liga e Kampionëve, numri i skuadrave që mbeten ende në garë për të fituar katër trofe brenda sezonit, kampionat, kupë kombëtare, Champions dhe Kupa e Botës për Klube, është reduktuar në tre: Inter, Real Madrid dhe Paris Saint-Germain.
Gjigantë yeuropianë vazhdojnë të ëndërrojnë një sezon historik, të aftë të barazojë rekordin legjendar të Celtic 1966/67, që fitoi gjithçka në një version tjetër të katërfishtë, duke mposhtur edhe Interin në finalen e Kupës së Kampionëve.
Për Interin, rruga drejt pokerit është mjaft e ndërlikuar.
Në Serie A, zikaltërit përballen me një duel të ashpër me Napolin dhe Atalantën, që ndjekin pikë pas pike.
Në Kupë pritet një gjysmëfinale shumë e vështirë ndaj Milanit, me bilanc negativ këtë sezon: një barazim dhe dy humbje, ndërsa finalja teorike do të ishte më e lehtë ndaj Bolonjës ose Empolit.
Në Champions League, në çerekfinale Interi do të përballet me një Bayern Munich të frikshëm, dhe më pas mund të ketë përballje të tjera të vështira me Barcelonën apo Real Madridin.
Kupa e Botës për Klube mbetet një diskutim i hapur, por potencialisht rivalë mund të jenë Manchester City, Borussia Dortmund, Juventus apo Real Madrid.
Edhe për Real Madridin sfidat janë të shumta:
Në La Liga, lufta është treshe me Barcelonën dhe Atletico Madridin, ku katalanasit kryesojnë aktualisht.
Në Copa del Rey, "Los Blancos" duhet të mposhtin Real Sociedad, dhe më pas nëse Atletico kalon Barcelonën, pas barazimit spektakolar 4-4 në të parën, do të kishim një derbi të zjarrtë në finale.
Në Champions League, çerekfinalja me Arsenalin do të jetë një betejë e fortë, dhe më pas, potencialisht, sfidë gjysmëfinale me PSG-në ose Aston Villën, para një finaleje ku mund të presin Inter, Bayern, Barça apo Dortmund.
Në Kupën e Botës për Klube, pozicioni final në Champions do të përcaktojë shortin, por gara do të jetë e fortë.
PSG, ndryshe nga Interi dhe Reali, ka rrugën më të lehtë në frontet kombëtare:
Në Ligue 1, janë liderë të padiskutueshëm me 16 pikë avantazh ndaj Marsejës.
Në Kupën e Francës, do të përballen me Dunkerque, skuadër e Ligue 2, në gjysmëfinale, me mundësi për një finale të lehtë ndaj Caen (D4) apo Reims.
Por Champions League mbetet "obsesioni" parizienëve: fillimisht çerekfinale me Aston Villa, më pas gjysmëfinale e mundshme ndaj Real Madridit ose Arsenalit, dhe në finale mund të ndeshen me Interin, Bayernin, Barcelonën apo Dortmundin.
Edhe për Kupën e Botës për Klube, vlen i njëjti diskutim si për rivalët: gjithçka do të varet nga rrugëtimi në Champions.
Nëse katërfishti nuk realizohet, ekziston ende mundësia e një triplete historike, siç e kanë arritur disa prej klubeve më të mëdha në të kaluarën:
Ajax (1971/72), PSV Eindhoven (1987/88), Manchester United (1998/99), Barcelona (2008/09), Inter (2009/10), Bayern Munich (2019/20), Manchester City (2022/23).
