VIDEO/ ‘Party’ me 10 femra, ndërkohë që partnerja është shtatzënë, akuza e radhës për Neymarin
Neymar dhe festat. Nuk është ndonjë gjë e re, pasi ai ka organizuar një festë madje edhe një kroçerë në mënyrë personale, por lojtari u përfshi rishtazi në ‘party’ me shumë femra, në një kohë kur e dashura e tij, Bruna Biancardi, është sërish shtatzënë.
Sipas gazetarit ‘Léo Dias’, i cili merret me lajme sociale, helikopteri i lojtarit 33-vjeçar është parë në një fermë në periferi të São Paulo-s të hënën e kaluar.
Dias thotë se lojtari ishte në festë, ku ishin sjellë rreth 10 vajza me furgona, duke treguar imazhe të helikopterit në atë vend.
Neymar nuk dallohet në imazhe
Sipas faqes UOL, agjencia e lojtarit thotë se ai "nuk ishte në vend", por pranon se helikopteri "mund të jetë parë" atje, pasi Neymar "e jep shpesh me qira".
Megjithatë, Dias thotë se Neymar ka hyrë në fermë mbrëmjen e së hënës dhe ka dalë vetëm mëngjesin e së martës.
Disa video janë dërguar te Biancardi, që tregojnë praninë e lojtarit të Santos-it në festë, ku dyshohet se ka qenë edhe babai i tij.
Pak më shumë se një muaj pas kalimit te Santosi, Neymar është kritikuar që pas eliminimit të ekipit në gjysmëfinalet e Kampionatit Paulista.
Ai nuk ka luajtur për shkak të dhimbjeve muskulore të pretenduara, por ato ditë është parë duke festuar Karnavalet dhe ditëlindjen e motrës së tij.
????AGORA: Léo Dias divulga vídeo do exato momento que uma mulher desembarcou do helicóptero do Neymar.
— CHOQUEI (@choquei) March 13, 2025
Assessoria do jogador garante que ele não estava, só emprestou a aeronave. pic.twitter.com/6p49VrqLEL
