Deschamp shpall listën e Francës, Mbappe kthehet si kapiten

Didier Deschamps ka publikuar listën e të grumbulluarve të Francës për ndeshjet ndaj Kroacisë, të vlefshme për çerekfinalet e Nations League.

Ndeshja e parë është planifikuar për të enjten, më 20 mars, në orën 20:45, në ‘Stadion Poljud’ të Splitit, ndërsa takimi i kthimit do të luhet të dielën, më 23 mars, në orën 20:45, në ‘Stade de France’ të Saint-Denis.

Për këtë sfidë të rëndësishme, trajneri francez ka ftuar Kylian Mbappé, i cili rikthehet në ekip pasi mungoi në grumbullimet e fundit të tetorit dhe nëntorit.

Pritet që Mbappé të mbajë shiritin e kapitenit për këto përballje.

Gjithashtu, Aurélien Tchouameni rikthehet pas një dëmtimi të pësuar në nëntor. Mesfushori i Real Madrid, i cili mund të luajë edhe në mbrojtje, është në proces rikuperimi dhe do të jetë një përforcim i rëndësishëm për Francën.

Në ndihmë të tij do të jetë edhe Eduardo Camavinga, shoku i tij i skuadrës te Real Madrid.

Sa i përket lojtarëve nga Serie A, janë plot 7 të grumbulluar: Maignan, Theo Hernandez, Pavard, Guendouzi, Koné, Thuram dhe Kolo Muani.

Lista e të grumbulluarve nga Franca:

Portierë:

Lucas Chevalier (LOSC)
Mike Maignan (AC Milan)
Brice Samba (Stade Rennais)

Mbrojtës:

Jules Koundé (Barcelona)
Dayot Upamecano (Bayern Munich)
William Saliba (Arsenal)
Theo Hernandez (AC Milan)
Lucas Digne (Aston Villa)
Ibrahima Konaté (Liverpool)
Jonathan Clauss (Nice)
Benjamin Pavard (Inter)
Mesfushorë:

Warren Zaïre-Emery (Paris Saint-Germain)
Adrien Rabiot (Marseille)
Eduardo Camavinga (Real Madrid)
Mattéo Guendouzi (Lazio)
Aurélien Tchouameni (Real Madrid)
Manu Koné (Roma)
Sulmues:

Ousmane Dembélé (Paris Saint-Germain)
Kylian Mbappé (Real Madrid)
Randal Kolo Muani (Juventus)
Bradley Barcola (Paris Saint-Germain)
Marcus Thuram (Inter Milan)
Michael Olise (Bayern Munich)
Désiré Doué (Paris Saint-Germain)