NDIHMË PËR AFTËSINË E KUFIZUAR! Ekspertët: Nuk kanë as shërbimet bazë

Ekspertët u kanë kërkuar deputetëve të rishikojnë qëndrimet ndaj personave me aftësi të kufizuara. Pasi kanë paraqitur një analizë të shërbimeve ndaj tyre theksuan se aktualisht nuk kanë as shërbimet minimale

Mungesa e ndihmës ekonomike dhe pagesa e ulët e kujdestarëve të personave me aftësi ndryshe vijojnë të jenë shqetësimet kryesore të kësaj kategorie.

Në një panel diskutimi mes ekspertësh dhe deputetëve u theksua se shërbimet bazë mbeten të paarritshme për ta.

Në tryezë kërkuan përmirësim të kushteve dhe përfshirjen ne shoqëri.

Nje tjetër shqetësim është edhe mungesa e fondeve.

Të pranishmit theksuan se kategoria e pensionistëve dhe personave me aftësi ndryshe duhet të jenë pjesë e politikave mbështetëse gjatë gjithë kohës dhe jo vetëm në prag zgjedhjesh.