Tjetër largim nga lista/ Zgjedhjet e 11 majit, deputetja e PD-së dorëhiqet nga gara
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2025, 15:31
Kandidatja e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, Eleina Qirici, ka dhënë dorëheqjen nga gara për zgjedhjet e 11 majit.
Lajmi është konfirmuar nga drejtuesi politik i qarkut të Korçës i PD-së, Ivi Kaso, i cili tha se ish-deputetja nuk do të jetë pjesë e procesit zgjedhor.
Po ashtu, Kaso njoftoi se përfaqësuesi i minoritetit maqedonas, Ernest Koce, gjithashtu do të dalë nga lista e kandidatëve, duke u zëvendësuar me korçarin Fidel Kreka.
Kreka, i cili mori 303 vota në primaret e PD-së, është shpallur kandidati më i votuar në qytetin e Korçës.
