DENONCIMI: Drejtoreshat që po “hedhin në erë” sistemin! “E-Albania” s’ofron asnjë shërbim, miliardat “e teknologjisë” s’dihet ku shkojnë

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlindaj Karçanaj rikthehet në vëmendjen e publikut dhe sërish për punët e saj gjysmake, por që paratë për projektet janë dhënë të plota.

Një denoncim i fundit vjen nga “JOQ”, që thekson se se bashku me Violën e Prokurorimeve janë dy drejtoreshat që bashkëpunojnë për të “hedhur në erë” sistemin dhe për të përfituar për vete.

DENONCIMI: Drejtoreshat që po “hedhin në erë”
Viola e Prokurorimeve

DENONCIMI:

Qytetarë të lodhur e të zhgënjyer kanë denoncuar sot pamundësinë e kryerjes së veprimeve në portalin qeveritar e-Albania, i cili refuzon shërbimet dhe dokumentet për qytetarët.

Denoncuesit tregojnë se portali ndërpret lidhjen sapo i kërkohet dokumenti për të prodhuar, në rastin në fjalë për sigurimet shoqërore, duke shtuar burokracitë dhe humbur kohën e vlefshme të taksapaguiesve.

“E albania bie, nuk mundem të përdor asgjë. Doja të merrja një vërtetim për kontributet e sigurimet shoqërore. Nuk funksionon. Sot e hapa dhe nuk funksionon”, shkruan qytetarja e zhgënjyer, pa ditur se ku tjetër të drejtohet.

DENONCIMI: Drejtoreshat që po “hedhin në erë”

Digitalizimi i shërbimeve reklamohet nga qeveria si “një hap i domosdoshëm” për përmirësimin e administratës dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve, por situata aktuale ka nxitur një valë shqetësimesh dhe kritikash.

DENONCIMI: Drejtoreshat që po “hedhin në erë”

Shumë qytetarë kërkojnë një ndërhyrje nga autoritetet për të siguruar që sistemi të funksionojë siç duhet dhe për të mundësuar shërbimet në mënyrë të sigurt dhe të shpejtë.

Pothuajse çdo ditë në redaksinë e JOQ ALBANIA mbërrijnë denoncime për problematikat e portalit në lëshimin e dokumenteve, sigurimet shoqërore apo shërbimet e studentëve.

DENONCIMI: Drejtoreshat që po “hedhin në erë”

Këto raste tregojnë se sa lehtë hidhen milionat e taksave të popullit nga drejtoresha e AKSH, Mirlinda Karçanaj për oligarkët, pa u merakosur për shërbimet ndaj qytetarëve të thjeshtë.

DENONCIMI: Drejtoreshat që po “hedhin në erë”

Denoncuesit kanë raportuar se shumicën e kohës portali nuk punon, ndërsa regjistrimet mund të kryhen vetëm nëse je me fat dhe rastis në “dy-minutëshin” e funksionimi./ Marrë nga "JOQ ALBANIA"