Deputetët rikthehen në Kuvend, Rama mbledh grupin e PS-së: Më 11 maj fitorja e zgjedhjeve ka një rëndësi për të ardhmen tuaj
Pas mungesës javë e kaluar për shkak të Javës së gjelbër, mbahet sot në Kuvenda e radhës plenare.
Mësohet se në rend të ditës përfshihen diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.
Ndërkaq kryeministri Edi Rama sapo është futur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku para nisjes së seancës plenare do të zhvillojë një mbledhje me grupin parlamentar të PS-së.

Para ligjvënësve socialistë, Rama deklaroi se më 11 maj fitorja e zgjedhjeve ka një rëndësi për të ardhmen tuaj.
Edi Rama: "Situata edhe vetë rëndësia dhe konteksti i këtyre zgjedhjeve është shumë i pazakontë. Mundësia që marrëdhëniet tona me BE dhe e anasjellta të kthehen sërish në: i keni bërë përparimet por duhet të bëni akoma, dhe që KE të kërkojë KiE të hapë dyert e të dalin shtetet që pengojnë procesin, është një mundësi që nuk është përjashtuar.
Përkundrazi, sot për sot është re lënë mënjanë sepse interesi i BE për t’u forcuar në të gjitha drejtimet e për të parë procesin e zgjerimit si një nga drejtimet e forcimit të vet është më i madh ese çdo gjë tjetër.
Këtu është edhe përputhja e rrethanave të brendshme tona dhe BE, dhe kjo është dritarja që nuk do të lejojmë të humbet si mundësi. Kemi dakordësuar më BE një kalendar negociatash që është i paprecedentë në proceset negociuese të BE me një vend kandidat.
Shpejtësia me të cilën kemi përparuar në hapjen e kapitujve është e paprecedentë, askush nuk ka ecur me këtë shpejtësi.
Janë 1000 persona të angazhuar që punojnë çdo ditë për negociatat. 40 drejtues të grupeve negociatore dhe një strukturë e cila është bazë e suksesit të negociatave.
Dhe qoftë edhe për të mos lëvizur me asnjë ditë procesin e planifikuar të punës së gjithë kësaj armate njerëzish, 11 maji duhet të jetë vula e vullnetit popullor për ti dhënë mandatine 4 PS me një mbështetje si kurrë më parë që të mbyllim procesin e të mos humbim asnjë ditë, sepse nëse do të humbim muaj dritarja do të mbyllet dhe nuk dimë se kur rikthehet në axhendë anëtarësimi".
Kujtojmë se më 4 mars ka përfunduar procesi i regjistrimit të zgjedhësve nga diaspora në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve PER.



