"Veliaj ka marrë fund"/ DENONCIMI: Dy ditë para seancës në Apel, "çeta" e të burgosurit Erion Veliaj, rinis linçimin e gjyqtarit Erion Bani

Faqja satirike 'Lolita' në rrjetet sociale ka shkruar se dy ditë para vendimit të apelit për masën ndaj Erion Veliajt, ka nisur prapë linçimi i gjyqtarit Erion Bani dhe i familjarëve të tij.

Nga ana tjetër, teksa vlerëson integritetin e gjyqtarit të apelit, "Lolita" thekson se Erion Veliaj është i marrë fund'

''Engert Pëllumbi është gjyqtari i Apelit, i cili do japë vendimin për masën ndaj Erion Veliajt pas dy ditësh. Për fatin tonë të mirë, është një nga njerëzit më me integritet në sistemin e drejtësisë.

Nuk është as nga ata që trembet, as nga ata që blihet.
Sot dëgjova që njerëzit e Erion Veliajt kishin hapur fjalë sikur e kanë blerë me një shumë marramendëse dhe do e lirojë nga burgu.

Po kështu ka kohë që i gënjen ata budallenjtë e vet që të mos e braktisin. Në fillim u tha: Nuk do më prekin se e kam mbyllur me amerikanët, pastaj u tha do më lirojë GJKKO dhe tani u thotë se do e lirojë Apeli.

Për mendimin tim Erion Veliaj ka marrë fund, ik lëpijuni Maznikut ose Gonxhes që të mos dilni jashtë loje,'' shkruan Lolita.

Postimi:

Dy ditë para vendimit të apelit për masën ndaj Erion Veliajt, ka nisur prapë linçimi i gjyqtarit Erion Bani dhe i familjarëve të tij.

Janë aq qesharakë sa e akuzojnë edhe si çam, edhe si grek njëkohësisht.

I përmendin familjarët për emra të ndryshuar, tregojnë vendodhjen e motrës dhe vëllait që jetojnë jashtë Shqipërisë, shoqëruar me foto.

Ky Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale a bën ndonjë punë?

Erion Bani jemi me ty!