Ambasada arabe në Shqipëri shtron iftar për besimtarët muslimanë me rastin e Muajit të Ramazanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2025, 13:55
Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Shqipëri organizoi një iftar për besimtarët muslimanë me rastin e Muajit të Ramazanit.
Ftesës së Ambasadorit Faisal bin Ghazi Hifzi, iu përgjigjen përfaqësues të shtetit shqiptar sikurse ambasadorë të huaj dhe figura të shquara islame në Shqipëri.
Përfaqësuesi i Arabisë Saudite, i angazhuar në vazhdimësi për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, përcolli mesazhe urimi për besimtarët muslimanë për muajin e bekuar.
Të pranishmit vlerësuan veçanërisht angazhimin e Mbretit të Arabisë Saudite për mbështetjen e myslimanëve në mbarë botën, duke theksuar programet e ndryshme që janë ofruar në Shqipëri.

