MËSUESE PËRJETË! Xhevrie Haka mbyll një epokë 41-vjeçare në arsim! Lamtumirë mes emocioneve, nxënësit surprizojnë mësuesen
Ky 7 Mars shënoi një moment të veçantë për mësuesen Xhevrie Haka, e cila pas 41 vitesh në mësimdhënie u nderua me surpriza dhe urime në shkollën ku mbylli epokën e mësimdhënies. E emocionuar, ajo tha se ndihet krenare për rrugëtimin e saj dhe për brezat e nxënësve që ka edukuar, ndërsa ndau këshilla për mësuesit më të ri.
Ky 7 mars ishte i veçantë për mësuesen Xhevrie Haka, që pas 41 viteve mësimdhënie po largohet nga misioni të cilit i kushtoi jetën.
Drejtori i shkollës “Klodian Tanushi”, ku ajo dha mësim vitet e fundit e priti me lule dhe urime.
Në klasë e priste një tjetër surprizë.
Emocionet ishin të forta.
Është dita e bilancit të mbi 4 dekadave si udhëheqëse në rrugëtimin e dijes.
Thotë se ndihet e plotësuar kur sheh që nxënësit që edukoi janë bërë të suksesshëm, por mbi gjitha qytetarë të ndershëm.
Eksperienca e bën që të jetë një shkollë më vetë për mësuesit më të rinj, për të cilët ndan këshilla.
Pas këtij 7 Marsi për Xhevrie Hakën nis një periudhë e re, por mësuese do të jetë përjetë.

