7 MARSI I FUNDIT/ 35 vite në mësimdhënie, Majlinda Lipo rrëfen emocionet dhe brengat e saj në prag të pensionit

Dita e Mësuesit, 7 Marsi, festohet sot në të gjitha trevat shqiptare. Kjo ditë festohet në të gjitha shkollat e vendit me aktivitete të shumta në shenjë falënderimi për mësuesit për punën që kryejnë në edukimin e brezit të ri.

E cilësuar si ngjarje me rëndësi arsimore dhe kulturore, sot të gjithë kujtojnë edhe mësuesit e parë të shkronjave shqipe.

Pikërisht kësaj dite të veçantë iu kushtua një vëmendje edhe në studion e lajmeve në “Ora News” ku e ftuar ishte mësuesja e gjimnazit “Ismail Qemali” në Tiranë, Majlinda Lipo.

Me një karrierë prej 35 vitesh në fushën e mësimdhënies, mësuesja kujtoi se në muajin korrik ajo do ta mbyllë këtë rrugëtim të cilin e cilëson si vitet më të bukura të jetës së saj. Shkak është dalja e saj në pension.

Në bashkëbisedim ajo kujton vështirësitë e fillimit të karrierës së saj, mungesën e dritave në

 shkolla, apo mësimi me turne në dritën e qiriut.

Tashmë mësuesja shprehet se gjërat kanë ndryshuar shumë për mirë, por nga ana tjetër ka gjëra që sipas saj duhen ndryshuar.

Në këndvështrimin e saj, mësuese Majlinda shprehet se nxënësit sotëm janë më të informuar kjo si pasojë e zhvillimit të teknologjisë, por ky përparim i nxënësve ka shërbyer edhe si motiv që edhe vetë mësuesit të mos mbesin mbrapa në përdorimin e teknologjisë.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME MËESUESE MAJLINDA LIPON