Përulen para Jasharëve/ Krerët e Shtetit të Kosovës në memorialin dhe kullën e “Bacës”
Në 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së krerët e shtëtit kaë zhvilluar homazhe në kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Përpara mediave dhanë mesazhe të bashkuara, ndërsa në kullën e jasharajve osmani dhe kuri takimin me vëllanë e adem jasharit e zhvilluan të ndarë
Në 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së krerët e shtëtit kaë zhvilluar homazhe në kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Përpara mediave dhanë mesazhe të bashkuara, ndërsa në kullën e jasharajve osmani dhe kuri takimin me vëllanë e adem jasharit e zhvilluan të ndarë.
Në kuadër të aktiviteteve të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, krerët e shtetit zhvilluan homazhe në kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Në këtë ditë të renësishmë u panë krahë njëri tjetërit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Nga aty Osmani dha mesazhin se lideret nuk duhet të devijojmë nga rruga e shtruar me sakrificë e dëshmorëve dhe martirëve.
Në fjalën e tij përpara gazetarëve, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se Familja Jashari ka bërë aktin më të lartë, aktin më sublim të sakrificës për lirinë e vendin, familja Jashari është krijuese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
I fundit që do fliste, ishtë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai kujtoi sakrificat e familjes Jashari dhe të gjithë luftëtarëve që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ndërsa ajo që u vu re nga mediat ishtë fakti se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti kanë hyrë ndaras në Kullën e Jasharëve për 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së në Prekaz. Vëllai i Adem Jasharit, Rifat Jashari ka pritur vece e vesh kreret e shtetit në kullë.
Jasharët, zhvilluan rezistencë më 5, 6 dhe 7 mars, ku u përballën me forcat serbe, më 1998. Ai ishte sulmi i tretë ndaj tyre por që mori jetën e 55 personave - 22 prej të cilëve ishin të familjes së ngushtë të Adem Jasharit.
