''Luf*ë'' para parlamentit grek/ Përplasje të ashpra gjatë protestave në Athinë e Selanik
Përplasjet e dhunshme shpërthyen në Athinë dhe qytete të tjera të Greqisë gjatë protestave për viktimat e aksidentit hekurudhor, me konfrontime mes protestuesve dhe policisë.
Nërkohë qeveria Mitsotakis përballet me mocion mosbesimi në parlamentin grek.
Përplasjet e dhunshme u rikthyen në Athinë gjatë një proteste në përkujtim të 57 viktimave nga përplasja e dy trenave në 2023 në Tempi para Parlamentit grek.
Protestuesit u përballën me gaz lotsjellës dhe kjo u u përplasën me policinë pas përfundimit të fjalimeve.
Një grup prej tyre hodhën kokteje molotovi, gurë dhe flakadanë ndaj forcave të policisë në sheshin Sintagma, ndërsa I vunë zjarrin kazanëve të mbetjeve urbane.
Forcat e rendit u përgjigjen duke përdorur gaz lotsjellës.
Protestuesit që u bllokuan para monumentit të njohur si Ushtari i Panjohur u larguan duke ngritur duart përpara policisë.
Pas incidenteve, kryesisht të rinjtë u rikthyen kthyer në sheshin Sintagma dhe kanë zhvilluar një protestë ulur.
Disa persona u lënduan mes protestuesvem dhe forcave te policisë.
E tensionuar ishte situata edhe në qendër të Selanikut.
Autoritetet policore kanë bërë më shumë se 50 arrestime.
Protesta u mbajtën edhe në shumë qytete të tjera të Greqisë, në të cilat morën pjesë organizata shoqërore, shoqata profesionale, sindikata, shoqata të pensionistëve dhe shoqata studentore dhe nxënësish.
Ndërkohë qeveria e kryemonistrit Kyriakos Mitsotakis përballet me mocion mosbesimi nga opozita për tragjedinë hekurudhore.
