"Nuk do të tërhiqemi..."/ Macron e cilësoi Rusinë një kërcënim për Evropën, Putin i përgjigjet presidentit francez: E kanë harruar se çfarë i ndodhi Napoleonit!

Presidenti rus, Vladimir Putin, një ditë pas fjalës së Emmanuel Macron, në të cilën presidenti francez e quajti Rusinë një kërcënim për Evropën dhe hodhi idenë për të vënë nën mbrojtjen bërthamore të Francës disa shtete të tjera evropiane, tha sot se disa njerëz kanë harruar se çfarë ndodhi me Napoleonin. Putin i referohej perandorit francez, i cili kaloi me ushtrinë e tij nëpër Rusi dhe arriti në Moskë në vitin 1812, por më pas u detyrua të tërhiqej për shkak të dimrit të ashpër, pasi kishte pësuar humbje të mëdha.

“Ende ka njerëz që duan të kthehen në kohën e Napoleonit, duke harruar si përfundoi,” tha Putin në komentet e tij, pa përmendur emrin e Macronit.

Gjithashtu Presidenti rus gjithashtu theksoi se Rusia duhet të zgjedhë paqe në Ukrainë, e cila do të sigurojë sigurinë afatgjatë të Rusisë dhe zhvillimin e saj të qëndrueshëm.

“Duhet të zgjedhim një paqe që na përshtatet dhe që do të sigurojë paqen për vendin tonë në afat të gjatë,” tha Putin.

Putin, i pyetur nga një nënë e një ushtari të rënë nëse Rusia do të tërhiqet, tha se nuk ka asnjë qëllim për të bërë diçka të tillë.

“Nuk do të tërhiqemi,” tha Putin.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme ruse më herët kritikoi propozimin për një forcë paqeruajtëse evropiane në Ukrainë dhe një armëpushim njëmujor. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova u tha gazetarëve se Kremlini kundërshton mundësinë e një ndërprerjeje të përkohshme të luftimeve.

Duhen marrëveshje të forta për një zgjidhje përfundimtare. Pa këtë, çdo lloj ndërprerje është e papranueshme”, thekson ai.