Meksika ''zëvendëson'' SHBA/ Pas tarifave të Trump, kërkon tregje për naftën bruto përfshirë Kinën
Meksika ka nisur negociatat për të zëvendësuar SHBA si partner kryesor tregtar për Naftën bruto, pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vendosi tarifa mbi importet
Kompania shtetërore meksikane Pemex është në bisedime me blerës të mundshëm në Azi, përfshirë Kinën, dhe Evropë, ndërsa kërkon tregje alternative për naftën e saj,tha një zyrtar i lartë i qeverisë meksikane.
Këtë javë, Trump zbatoi tarifa prej 25% mbi mallrat nga Meksika dhe Kanadaja. Ndërsa nafta kanadeze fitoi një përjashtim me një tarifë prej 10%, nafta meksikane do të tatohet me 25%.
Në vitin 2023, Pemex eksportoi 806,000 fuçi në ditë naftë bruto, ndërsa 57% e këtyre eksporteve shkuan në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave zytrare.
Gjatë muajit janar të këtij viti, eksportet ranë me 44% në krahasim me vitin e kaluar, duke arritur një nivel historikisht të ulët prej 532,404 fuçish në ditë.
Pas renies dhe humbjes se tregut amerikan, blerës të mundshëm nga Kina, Koreja e Jugut, India dhe Japonia janë shfaqur të interesuar për naftën e papërpunuar të Meksikës.
Ndërsa bisedimet janë ende në fazë të hershme, shpresat janë që këto tregje alternative të mund të ofrojnë mundësi rritjeje për naftën e papërpunuar meksikane, përkundër sfidave të transportit dhe distancave të mëdha.
Pavarësisht spekulimeve, zyrtarët kanë hedhur poshtë mundësinë e ofrimit të zbritjeve për klientët amerikanë. Ata kanë theksuar se një herë që kontratat ekzistuese me SHBA-në të skadojnë, fokusi do të kalojë në vendet e tjera, sidomos në Azi dhe Evropë.
Kjo krizë mund të përbëjë një sfidë për industrinë naftës së Meksikës, e cila po përballet me një rënie të prodhimit dhe me një infrastrukturë të dobët rafinerie.
