Moska: Deklarata e Macronit për mbështetjen bërthamore përbën një kërcënim për ne
Deklarata për mbështetjen bërthamore nga ana e Francës për mbrojtjen e Evropës të presidentit francez Emmanuel Macron përbëjnë një kërcënim për Rusinë, tha sot ministri i Jashtëm Sergei Lavrov.
”Kremlini kundërshton idenë e presidentit francez për vendosjen e forcave evropiane në Ukrainë pasi të nënshkruhet paqja. Kemi lexuar fjalët e presidentit francez sipas të cilave ai synon të vendosë një kontigjent në Ukrainë pas armëpushimit. Në fakt, ne po flasim për një dislokim konfrontues të një kontigjenti kalimtar”, tha ndërkohë zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov.
Kremlini akuzoi sot Macronin se dëshiron “vazhdimin e luftës”, pas fjalimit të mbajtur dje në të cilin presidenti francez denoncoi një kërcënim rus për të gjithë Evropën dhe propozoi shtrirjen e ombrellës bërthamore franceze në kontinent.
“Kjo është tashmë një retorikë bërthamore, një pretendim për udhëheqjen bërthamore në Evropë që është shumë, shumë agresive”, theksoi Peskov.
”Emmanuel Macron bën çdo ditë deklarata që kundërshtojnë deklaratat e tij të mëparshme dhe në këtë mënyrë tregon se është i shkëputur nga realiteti”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova duke iu referuar fjalimit televiziv të mbrëmjes së djeshme, në të cilin presidenti francez ngriti një alarm të ri për rrezikun e paraqitur nga Rusia dhe propozoi shtrirjen e ombrellës bërthamore të Parisit në Evropë.

