10 vite gjyq për një vezë/ Mema: Policia u bë palë me rr*mbyesit, na dh*nuan në universitet, në furgon dhe në komisariat

E ftuar në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News', ishte aktivistja Bora Mema,  për të folur për çështjen e 8 studentëve që goditen me vezë kryeministrin Edi Rama, e cila është rikthyer përsëri për shqyrtim në gjykatë.

"Unë dhe një aktivistet e tjera, kemi qenë dy nga personat që kemi marr pjesë në aksion.

Bashkë me ne kanë qenë dhe studentë, aktivistë të tjerë, të cilët në momentin ku panë që ne po tërhiqeshim zvarrë, janë munduar të na mbrojnë nga njerëz që kanë qenë të paindentifikuar, sepse si fillim kanë ardhur njerëz civil nga Garda e Republikës.

Më pas kur ne po rrëmbeheshim nga fakulteti po shpresonim që Policia e Shtetit të na shpëtonte, për fat të keq Policia e Shtetit u bë palë me rrëmbyesit dhe bashkë me ta na dhunoi jo vetëm hapësirat e univeristeteve, që universitetet janë hapësira autonome dhe është e ndaluar që policia të jetë në hapësirat universitare pa pasur leje nga rektori po ashtu ne jemi dhunuar dhe në furgonin e policisë. 

Unë dhe një aktivist tjetër jemi dhunuar dhe në komisariatin nr.2 e më pas jemi dërguar drejt Drejtorisë së Policisë", u shpreh Mema.