Zjarr e tym në Kuvendin serb/ Dashevci: Ishte një kaos total, fundi politik po shihet
Arben Dashevci, ekspert sigurie në një intervistë në Ora News u shpreh se përplasja në Kuvendin serb ka arritur në kulmin e saj dhe se po shihet fundi i Vuçiç dhe politikës së tanishme atje.
Dashevci: Padyshim që kjo përplasje tashmë po e mbërrin kulmin e saj dhe po shihet edhe fundi sipas mendimit tim i këtij estabilishmenti politik atje.
Atje u pa një kaos total në një Kuvend të një shteti tjetër, por ajo që vlen të theksohet prej këtij estabilishmenti u përmendte Republika e Kosovës duke ditur se Republika e Kosovës është një shtet i pavarur dhe Sovran, dhe nuk përzihet në probleme të shteteve fqinje.
Aty u pa që po iu vjen fundi sepse po shihet se popullata nuk ka të ndalur me ato protestat e tyre.
Këtë nuk po mund ta pranojë ky estabilishment politik që është momentalisht atje.
