Tjetër dëshmi e rëndë! Adoleshentët sherr në ambientet e shkollës në Tiranë! Psikologët: Të merren masa urgjent
Një video tronditëse dëshmon një rast tjetër të dhunës dhe bullizmit mes të rinjve në një shkollë të Tiranës, ku një adoleshent rrethohet dhe sulmohet fizikisht. Psikologia Rudina Koromani e lidh këtë fenomen me luftën për dominim, ndërsa bën thirrje për masa urgjente parandaluese për të shmangur rrezikun e përshkallëzimit
Këto pamje ku dy grupe të rinjsh kanë shpërthyer në sherr të dhunshëm janë regjistruar brenda ambienteve të një shkolle në kryeqytet.
Një grup adoleshentësh kanë rrethuar një të ri, i cili mendohet se është nxënës i një tjetër shkolle, siç shihet në materialin filmik. Dëgjohet kur njëra palë kërkon që të bëhet shembull, ndërsa pas tensioneve, gjithçka përfundoi në dhunë fizike.
Një tjetër dëshmi e dhunës dhe bullzimit mes adoleshentëve brenda institucioneve arsimore, çka për ekspertët është një kambanë alarmi dhe kërkon vëmendje që raste të tilla të mos përfundojnë në tragjedi në rastin e shkollës “Fan Noli”.
Psikologia Rudina Koromani në një intervistë për “Ora News” thonë se dhuna mes të rinjve lidhet me kërkesën e adoleshentëve për të fituar territor dhe dominim.
Qeveria ka paralajmëruar një plan masash për rritjen e sigurisë në shkolla pas rasteve të dhunës e bullizmit në institucionet arsimore.

