"Si me qenë motra"/ Gjesti e Amber komentojnë raportin Gerta-Rozi (VIDEO)
Si rrallë herë, Gjesti dhe Amber ditën e sotme kanë patur një bisedë të qetë me njëri-tjetrin ndja ata janë parë teksa bëjnë thashetheme për Rozanën dhe Gertën.
Në lidhje me dy banoret, Amberi u shpreh se të dyja e kanë ligësinë e tyre njësoj, Gjesti gjithashtu ra dakord me të.
Sipas artistit, Rozana dhe Gerta duken si me qenë motra ndonjëherë.
Më pas Gjesti shton se ‘nëse harrojnë njerëzimin për lojë, është gabimi më i madh që i bën vetes’.
Pjesë nga biseda:
Gjesti: Është shumë keq situata, e di çfarë sjelljesh po bëjnë, po bëjnë sjellje shumë të keqe. Edhe kur ndihesh keq nuk t’a dine.
Amber: Po t’a vësh re edhe Rozana edhe Gerta, ligësinë e kanë afërsisht njësoj.
Gjesti: Po, të dyja njësoj janë.
Amber: E ke vënë re?
Gjesti: Të dyja njësoj janë, si me qenë motra po më duken nganjëherë.
Amber: Po.
Gjesti: Ne jemi në një lojë është shumë e vërtetë, por ti me harruar njerëzimin për lojë, ti prishesh këtu, është gabimi i madh që i bën vetes. Nuk shikon a po qan, si ndihesh, shan, s’ke ndjenja, bëhesh i ftohtë në çdo gjë.
View this post on Instagram
