VIDEO/ Shkëlzeni provokon banoren: Në dush dukesh shumë...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2025, 19:14
Një nga banorët e “BBVA4” së fundmi ka bërë një deklaratë të papritur në raport me një nga konkurrentët.
Shkëlzeni, Ola, Aldo dhe Jozi janë vënë teksa kalojnë pak kohë nga dita e tyre në ambientin e saunës.
Ndërkohë që bisedonin, Shkëlzeni papritur i është drejtuar Olës duke i thënë se banorja ngjan shumë provokuese sidomos në pjesën e dushit.
Për rrjedhojë banorja i është kundërpërgjigjur: Jo more, atë e bëre ti.
Shkëlzeni: E bëra për të të kthyer reston, për efekt skenik. Guxove edhe të më prekësh.
Shkëlzeni për Jozin: Bën si i lënduar por e gënjen fytyra. S’mund ta nisësh direkt me dashuri.
Aldo për Jozin: Nuk më ka pëlqyer kur ka hyrë. Më ka thënë negativ por po pres, do e blej dhe pak si natyrë. Që kur ka ardhur nuk është më i njëjti.
