Lindi tre muaj më herët/ Snoop Dogg bëhet gjysh, vajza e tij Cory Broadus, sjell në jetë fëmijën e saj të parë

Snoop Dogg është bërë gjysh pasi vajza e tij solli në jetë fëmijën e saj të parë. Cory Broadus solli në jetë një vajzë të shëndetshme, shtatzënia e saj ishte mjaft e vështirë, ku foshnja lindi tre muaj më herët.

Në një postim që ka bërë në llogarinë personale në Instagram, ajo ka thënë se vajza ka mbërritur brenda 6 muajsh e se ka lindur më herët, dhe tregon se foshnja ndodhet në inkubator. 

“Kam qarë dhe qarë sërish, kam krahasuar dhe krahasuar sërish, duke fajësuar veten që nuk kam mundur t’i jap asaj gjithçka që ka nevojë. Por sido që të jetë, Zoti më tregon gjithmonë se po më shikon”, vijoi ajo në postimin e saj.

Ajo shtoi: Vajza ime erdhi sot në jetë, në javën e 25-të, ajo është më e mira. Faleminderit, Zot, që më solle deri këtu.