“Llumi, krenohet si ka rraf Rovenën…”, Rovena Stefa rikthen “sherrin” e bujshëm me Rozanën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2025, 18:19
Hyrja e Rozana Radit në BBV ka risjellë disa situata të shkuara të këngëtares në vëmendjen e publikut, ndër to edhe të sherrit me këngëtaren Rovena Stefa.
Vet Rovena ka shpërndarë në rrjetet e saj sociale një postim ku tregohej një intervistë e disa viteve më parë e Rozana Radit, ku tregonte duke qeshur se si ka dhunuar fizikisht Rovenën, duke e cilësuar Rozana Radin si “llumi i industrisë”.
