Suedia raporton tentativë sabotimi në ishullin Gotland, mund të ketë synuar...

Sipas policisë suedeze, një tentativë për sabotim është regjistruar në ishullin Gotland të Detit Baltik, e cila mund të ketë synuar furnizimin e tij me ujë gjatë fundjavës.

Një zëdhënës i shërbimeve të sigurisë konfirmoi incidentin të dielën, duke njoftuar shtypin vendas.

Kreu i sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimit të ishullit, Susanne Bjergegaard-Pettersson, tha se një kapak bronzi që furnizon me energji pompën e ujit të papërpunuar ishte thyer dhe sabotuar, duke shkaktuar ndalimin e pompave.

Gotland, ishulli më i madh i Suedisë, ka pasur një numër incidentesh të ngjashme, përfshirë shkëputjen e një kablloje interneti javën e kaluar, duke ngritur shqetësime për mundësinë e sabotimit dhe spiunazhit rus.

Në fund të muajit të kaluar, autoritetet zbuluan dëmtimin e një kablloje nënujore me fibra optike, ndërsa një anije bullgare u sekuestrua dhe më pas u lirua pas hetimeve.

Kryeministri suedez Ulf Kristersson ka theksuar se këto incidente duhet të merren seriozisht në kuadër të situatës të rënduar të sigurisë, duke përmendur masat që po merr Suedia për të forcuar praninë e saj ushtarake në Detin Baltik.