Votuan mbi 50 mijë anëtarë/ Partia Demokratike shpall rezultatet e primareve për 6 qarqe
Partia Demokratike ka shpallur rezultatin e procesit të primareve për 6 qarqe të vendit, pas votimit të anëtarësisë në datë 1 mars 2025.
Në njoftimin e shpërndarë për mediat, PD thekson se KOKOE pranë Partisë Demokratike shpall rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në qarqet: Berat, Korçë, Kukës, Lezhë, Durrës, Fier.
‘Në këtë proces u shënua pjesëmarrje e lartë, ku në total votuan 50,854 anëtarë të Partisë Demokratike’, thuhet në njoftim.
NJOFTIM PËR SHTYP: KOKOE shpall rezultatin e primareve për 6 qarqe
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike shpall rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në qarqet: Berat, Korçë, Kukës, Lezhë, Durrës, Fier.
Në këtë proces u shënua pjesëmarrje e lartë, ku në total votuan 50,854 anëtarë të Partisë Demokratike.
