Aksident në periferi të Korçës! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, nuk raportohet për të plagosur

Aksident në periferi të qytetit të Korçës. Raportohet se dy mjete përplasen me njëra-tjetrën.

Mësohet se ka dëme të shumta materiale, ndërsa ka mbërritur dhe ambulanca në vendngjarje për të parë nga afër situatën.

Nuk raportohet për të plagosur, teksa policia po heton lidhur me rrethanat e aksidentit./BW