Nis muaji i Shenjtë i Ramazanit, Ilir Ademi: Veprimet duhet të nisen nga qëllimi i mirë

Ditën e sotme nis muaji i shenjtë i Ramazanit. Të gjithë besimtarët myslimanë në të gjithë botën, e konsiderojnë këtë periudhën më të rëndësishme pasi agjërojnë duke përmbushur kështu një nga 5 shtyllat kryesore të islamit

Për të folur më shumë për këtë temë, i ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", ishte Ilir Ademi, drejtuesi i emisionit "Kjo është koha" në "Ora News".

" Në fenë islame ka një bosht që është sinqeriteti, qëllimi. Të gjitha veprimet që nisen nga qëllimi i mirë edhe nëse janë të gabuara në formën e vetë, ato janë të vlerësuara në qëllimin e mirë. 

Për të dalë tek ajo që çfarë ndodh me atë i cili i ofron ushqim dikujt. Nëse i'a ofron duke menduar se po e ndihmon dhe ky mund ta konsumojë në një moment të dytë që është koha e iftarit, është bërë pjesë e një shpërblimi të madh për agjëruesin", u shpreh Ademi.