Përplasja Trump- Zelensky/ Nesho: Një ngjarje e tillë nuk ka ndodhur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë
I ftuar në studion e lajmeve të "Ora News", nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype", ishte ish-ambasadori i shqipërisë në OKB, Agim Nesho për të folur për ngjarjen që ndodhi një ditë më parë në tavolinën ovale mes Trump dhe Zelensky-t.
" Nuk kishte ndodhur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë. Ka pasur një rast në rastin Obama kur kryeministri i Izraelit ka thënë 'me gjithë respektin tuaj po kjo nuk është në interes të vendit tim', por jo një diskutim para kamerave në një formë të tillë, aq më tepër që dihet se Ukraina ka nevojë e ka kërkuar vetë të vinte në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marveshjen për mineralet e rralla, gjë që do ti siguronte akses dhe bashkëpunim të mëtejshëm me SHBA-në.
Duket që impulset e pakontrolluara duke i treguar se cili do të ishte kërcënimi në të ardhmen për SHBA-në i kaloi të gjitha caqet, jo vetëm të diplomacisë por edhe asaj etike të pranueshëm nga gazetarët e diplomatët", u shpreh Nesho.
