"Keni mbështetjen tonë"/ Përfundon takimi Zelensky - Starmer, nesër liderët botërorë mblidhen në Londër!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka përfunduar takimin e tij me kryeministrin britanik, Keir Starmer. Gjatë takimit, Zelenskyt iu ritheksua mbështetja, pas dështimit të bisedimeve një ditë më parë me presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë. 

Ndërkohë ditën e nesërme Kryeministri Keir Starmer ka ftuar liderët evropianë në Londër përpara një samiti në Paris që do të mbahet më 6 mars.

Udhëheqësit nga Franca, Gjermania, Danimarka, Holanda, Norvegjia, Polonia, Spanja, Turqia, Finlanda, Suedia, Republika Çeke dhe Rumania janë ftuar, si dhe presidentët e Këshillit Evropian, Komisionit Evropian dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Sakaq bëhet me dije gjithashtu se Starmer do të takohet për bisedime me Presidentin Zelensky dhe kryeministrin e Italisë Giorgia Meloni përpara samitit të së dielës që synon të sigurojë paqen "të qëndrueshme dhe të detyrueshme" në Ukrainë.