Moska 'feston' për kritikat e Trump ndaj Zelenskit: E meritonte

Rusët nuk e fshehën gëzimin për përplasjes së ashpër mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se lideri ukrainas mori atë që meritonte.

Debati i ashpër ishte një dhuratë për Moskën, e cila po përpiqet të forcojë marrëdhëniet me administratën e re të Trump, ndërsa synon të diskreditojë dhe minojë legjitimitetin e presiddentit ukrainas

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev deklaroi se Zelensky, i akuzuar nga Trump dhe nënpresidenti JD Vance për mungesë respekti ndaj Shteteve të Bashkuara, kishte marrë një "shuplakë të fortë".

"Një qortim brutal në Zyrën Ovale," shkroi Medvedev, zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, në Telegram.

Në postimin e tij, Medvedev e fyeu Zelenskyn dhe tha se më në fund atij iu tha e vërteta në sy – se, sipas tij, "regjimi i Kievit po luan me Luftën e Tretë Botërore".

Ai kërkoi ndërprerjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën, diçka për të cilën Moska ka bërë presion prej kohësh.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se ishte një mrekulli që Trump dhe Vance u përmbajtën nga dhuna fizike ndaj Zelenskyt gjatë debatit, i cili u transmetua në mbarë botën.

Ajo e akuzoi presidentin ukrainas se po kafshonte dorën që e ushqente.

Një komentaor nacionalist rus njoftoi një emision të posaçëm televiziv të titulluar "Vetëvrasja e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë".

Një Ish-këshilltari i Kremlinit, Sergei Markov, tha se përplasja në Zyrën Ovale ka të ngjarë të përshpejtojë fundin e karrierës politike të Zelenskyt, diçka që zyrtarët rusë e kanë dëshiruar prej kohësh, duke besuar se një marrëveshje paqeje do të ishte më e lehtë me dikë tjetër.

Rusia e ka paraqitur prej kohësh Zelenskyn si një kukull të paqëndrueshme dhe egoiste të SHBA-së, e përdorur nga administrata e mëparshme e Biden për të përpjekur të shkaktojë një disfatë strategjike për Moskën duke "luftuar deri në ukrainasin e fundit".

Putin ka deklaruar vazhdimisht se Zelensky nuk është një lider legjitim, pasi mandati i tij pesëvjeçar skadoi vitin e kaluar. Ukraina nuk ka mundur të mbajë zgjedhje për shkak të ligjit ushtarak që është në fuqi që nga shpërthimi i luftës në shkallë të gjerë në shkurt 2022.

Javën e kaluar, Trump përsëriti narrativën e Putinit, duke e cilësuar Zelenskyn si një "diktator pa zgjedhje".

Lufta  mes Trump dhe Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë e lë presidentin ukrainas më të ekspozuar se kurrë në këtë konfliktin trevjeçare me rusinë, në një kohë kur Presidenti Amerikan u angazhua direkt për negociata paqeje