Një ditë pas tensioneve në Shtëpinë e Bardhë, Zelensky mbërrin në Londër, takohet me kryeministrin Keir Starmer

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Britani, ku është takuar me kryeministrin Keir Starmer.

Në pamjet e publikuara nga BBC, shihet Starmer teksa përshëndet liderin ukrainas me një shtrëngim duarsh dhe e përqafon duke pozuar për disa foto.

Vizita e Zelensky vjen një ditë pasi ai u takua me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe disa ditë pasi vetë Starmer u takua me presidentin amerikan. Takimi i Presidentit Zelensky dhe Presidentit të SHBA Donald Trump në Zyrën Ovale më 28 shkurt përfundoi me një debat të ashpër për ndihmën amerikane për Ukrainën, e ndjekur nga anulimi i nënshkrimit të planifikuar të marrëveshjes minerale SHBA-Ukrainë.