Australia do bashkohet me Azinë/ Pllaka tektonike e Australisë po lëviz me 7 cm në vit
Pllakat tektonike mbi të cilat ndodhet Australia po lëvizin në drejtim të Azisë dhe një përplasje mes dy kontinenteve sipas ekspertëve është e paevitueshëm.
Por nuk ka nevojë për panik, pasi përplasja parashikohet të ndodhë pas rreth 30 milionë vjetësh duke pasur një ndikim të rëndësishëm në planetin tonë, siç ka ndodhur edhe më parë, kur formoheshin superkontinente si Pangea, para 300 milionë vjetësh.
Kontinenti Australian është në lëvizje të vazhdueshme, edhe pse shumë ngadalë, me një shpejtësi prej vetëm 7 centimetra në vit.
Ky është një proces ciklik që përsëritet gjatë historisë. Rreth 35 milionë vjet më parë, Australia u nda nga Antarktida dhe u zhvendos në Oqeanin Indian. Që nga ajo kohë, ajo është në lëvizje, me një ritëm të ngjashëm me rritjen e thonjve gjatë një viti.
Australia ndodhet në pllakën indoaustraliane, e cila lëviz më shpejt se çdo pllakë tjetër në Tokë.
Deri në atë kohë, pasojat po fillojnë të shfaqen, edhe pse ato janë ende të vogla. Sipas ekspertëve, kur të ndodhë përplasja, ajo nuk do të jetë "paqësore". Ky ndryshim gjeologjik global do të shkaktojë një rritje të aktiviteteve sizmike, me më shumë tërmete dhe, ndoshta, më të fuqishme.