Po*nografia e fëmijëve/ Mbi 500 policë në aksion, arrestohen 34 persona në Itali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2025, 11:34
Policia italiane deklaroi këtë të premte se kishte arrestuar 34 persona në të gjithë vendin si pjesë e një hetimi për pornografinë e fëmijëve.
Në deklaratë, theksohet se 100 kontrolle u kryen gjithashtu në 56 qytete, raporton Rai.
Operacioni po kryhet nga Policia e Shtetit Italian në koordinim me prokurorinë e Katanias dhe në aksion kanë marrë pjesë mbi 500 policë.