Gjykata e Meksikës urdhëron kopshti zoologjik të përmirësojë kushtet për elefantin afrikan Ely

Gjykata e Lartë e Meksikës ka marrë një vendim historik, duke urdhëruar që kopshti zoologjik San Juan de Aragon në Mexico, të përmirësojë kushtet për elefantin afrikan Ely.

Ky është vendimi i parë i këtij lloji në historinë e Meksikës, ku gjykata më e lartë e vendit ka ndërhyrë për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e një kafshe.

Gjykata Urdhëroi  që të bëhet një përmirësim i vazhdueshëm i shëndetit dhe gjendjes fizike të Elyt, duke mbështetur një urdhër të një gjykate më të ulët, i cili ishte dhënë vitin e kaluar në favor të elefantit.

Ekspertët e te drejtave te kafshëve besojnë se ky vendim mund të krijojë një precedent në Meksikë, duke njohur të drejtat e kafshëve në ligj.

Ely, e cila ka vuajtur nga depresioni dhe sëmundje të shumta, u bë një simbol i vuajtjeve të kafshëve pas vdekjes së një tjetër elefanti qe ndante habitatin e saj, Maggie, në vitin 2016.

Ajo ka goditur muret e dhomës se saj dhe ka humbur peshë për shkak te kushteve te renda. Mbrojtësit e saj e kanë quajtur atë "elefanti më i trishtuar në botë”.

Diana Valencia, themeluese dhe drejtoreshë e grupit "Opening Cages, Opening Minds", u angazhua për mirëqenien e Ely dhe vazhdon ta vizitojë atë rregullisht. Ajo ka premtuar se do të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar elefantin të ketë një jetë më të mirë.

Elefanti Ely, e cila është midis 43 dhe 45 vjeç, ka jetuar në këtë kopsht zoologjik që nga shpëtimi i saj nga një cirk 13 vjet më parë.

Vendimi i cilësuar historik besohet se do të nxisë më shumë vëmendje për të drejtat e kafshëve dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së tyre.