Ankandi për fëmijët në nevojë me kostume nga “Doctor Who”, mblidhen qindra mijëra euro

Një ankand i jashtëzakonshëm me rekvizita dhe kostume nga “Doctor Who” një serial televiziv britanik fantastiko-shkencor i cili ka mbledhur 245,243 £ të cilat kanë shkuar për bamirësi për Fëmijët në Nevojë.

Më shumë se 2,000 fansa dhe koleksionistë nga e gjithë bota morën pjesë duke ofruar për më shumë se 170 objekte te ofruara për shitje ne ankand.

Dalek, një race imagjinare jashtëtokësore e mutantëve te përdorur ne filmin Britanik te Doctor Who, u shit për 16,380 £. Ndërkohë, TARDIS e përdorur në filmin biografik Një aventurë në hapësirë dhe kohë arriti një çmim prej 12,600 £.

Pjesët e kostumit Cyberman e aktorit Peter Capaldi u shitën për 15,120 £, ndërsa një tjetër veshje e përdorur nga aktorja Catherine Tate si Donna Noble, një fustan nusërie, u shit për 4,410 £. Edhe një veshje e aktores Jodie Whittaker e përdorur për të luajtur Doktoreshën e re arriti një çmim prej 9,920 £.

Ndërkohë, një rikrijim i pikturës Cottages Thatched at Cordeville, 1890 nga Van Gogh, i përdorur në një episod me aktorin Matt Smith, arriti të sigurojë 8,190 £, ndërsa statujat si Engjëjt që Qanin, për shfaqjen që debutoi në vitin 2007, shkuan deri në 6,930 £ pas 37 ofertave.

Drejtoresha e markës Doctor Who, Vanessa Hamilton, shprehu entuziazmin për suksesin e këtij ankandi, duke thënë:

Ky ankand ka qenë një tjetër shfaqje e përkushtimit të madh të fansave të Doctor Who për mbështetje të kauzave bamirësie, pas një historie të gjatë lidhjeje me Fëmijët në Nevojë.