Bosnjë/ Policia gjen 31 fëmijë në një banesë në Birco, arrestohen tre persona

Policia boshnjake ka arrestuar tri persona pasi mbanin peng në një banesë të qytetit Bircko 31 fëmijë.

Sipas autoriteteve lokale, fëmijët janë dërguar në një vend të sigurt, ku më vonë do të çohen në familjet e tyre.

“Tri persona janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e krimeve, duke përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore, trafikimin e fëmijëve dhe neglizhimin apo abuzimin e të miturve”, thuhet në deklaratën e policisë.

Një reagim për këtë rast erdhi dhe nga Kroacia fqinje, ku raportuan se 6 fëmijët e shpëtuar kanë pasaporta kroate.