FOTO/ Hakmarrje në mes të Gjermanisë? Identifikohet autori i sulmit në gjykatë. Shpallet në kërkim vëllai i boksierit Besar Nimani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2025, 21:27
Identifikohet autori i sulmit të përgjakshëm me armë zjarri, që ndodhi të mërkurën para një Gjykate në Gjermani, teksa brenda po mbahej gjyqi për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani.
Bild raporton se autor i sulmit ku mbetën të plagosur vëllai dhe babai i vrasësit të Besar Nimanit është Berat Nimani, vëllai i boksierit të ndjerë.
Autoritetet në Gjermani kanë shpallur në kërkim Berat Nimanin, ndërsa kanë publikuar foton e tij.
Policia gjermane ka paralajmëruar qytetarët që të tregojnë kujdes pasi autori paraqet rrezikshmëri, pasi ka me vete armën e sulmit.
Sipas grupit hetimor dyshohet se sulmi ka ndodhur për gjakmarrje.
Berat Nimani qëlloi me armë zjarri mbi një grup personash përpara gjykatës të mërkurën e 27 shkurtit.

Berat Nimani

