Ronaldo Fenomeni: Cristiano? Ndër më të mirët, por jo më i miri

Ronaldo Fenomeni ka komentuar debatin mbi lojtarin më të mirë në historinë e futbollit, duke dhënë mendimin e tij për Cristiano Ronaldon.

"Cristiano Ronaldo ka pasur një karrierë fantastike, ka bërë gjëra të jashtëzakonshme, përfshirë ndryshimin e pozicionit nga anësor i majtë në qendërsulmues.

Dhe kjo nuk është e lehtë. Është e sigurt që ai është një nga më të mirët në historinë e futbollit.

Më i miri? Nuk jam dakord. Por e respektoj mendimin e tij.

Ai është ndër më të mirët e historisë, do ta rendisja mes dhjetë më të mirëve", deklaroi legjenda braziliane.

Ronaldo Fenomeni e përjashtoi veten nga ky debat: "Nuk më pëlqen të flas për këtë.

Besoj se njerëzit kanë një vlerësim shumë të lartë për veten e tyre. Më mirë të jetë publiku ai që flet për mua, për atë që kam qenë dhe çfarë kam bërë", shtoi ai.

Sa i përket renditjes së tij personale të dhjetë lojtarëve më të mirë në histori, ai tha:

"Pele në vendin e parë, Maradona dhe Messi së bashku në të dytin. Më pas: Zico, Romario, Cristiano Ronaldo, Van Basten, Figo, Rivaldo", përfundoi ish-ylli brazilian.