Pësoi dëmtim muskulor, futbollisti i Interit rrezikon duelin me Napolin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2025, 22:10
Mateo Darmian u largua nga fusha e lojës në pjesën e parë mbrëmjen e djeshme duke pësuar një dëmtim muskulor dhe me shumë mundësi do të humbasë duelin e ditës së shtunë kundër Napolit.
Mbrojtësi do të bëjë ekzaminime, por situata nuk është pozitive. Krahët janë problem për Interin në këtë moment sepse Inzagi do të ketë vetëm titullarët Dumfris dhe Dimarko.
Edhe dje u aktivizua Bastoni në linjën e majtë, pasi Zalevski dhe Augusto janë të dëmtuar.

