Drogba mbron Mourinhon: Nuk është raci*t

Ish-sulmuesi i Chelseat del në mbrojtje të “Special One”, i cili përfundoi në mes të “stuhisë” në Turqi.

“E njoh Jose Mourinhon prej 25 vitesh dhe ai nuk është racist”.

Didier Drogba del në fushë përkrah portugezit për frazën “ata u hodhën si majmunët”, e thënë gjatë derbit të Stambollit mes Galatasaray-t dhe Fenerbahçes.

Në rrjetet sociale, ish-sulmuesi i Chelseat shprehu mbështetjen e plotë për Mourinhon, duke iu drejtuar drejtpërdrejt tifozëve të Galatasarayt, skuadra për të cilën vetë Drogba luajti në sezonin 2013-2014.

“I dashur Galatasaray, ti e di sa krenar isha që vesha fanellën verdhekuq dhe sa shumë e dua klubin më të suksesshëm të Turqisë.

Rivalitetet mund të jenë të ndezura dhe pasionante, dhe unë pata fatin t'i përjetoja ato”, shkroi ish-sulmuesi.

“Kam lexuar komentet e fundit për Jose Mourinhon, por më besoni: e njoh prej 25 vitesh dhe nuk është racist.

Historia e tij, e kaluara dhe e tashmja, e dëshmon këtë. Le të fokusohemi te ndeshjet, të mbështesim luanët tanë dhe të fitojmë kampionatin për t'iu afruar yllit të pestë.

Si mundet që 'babai' im të jetë racist? Forca djema”, tha Drogba.