”Edhe nëse na kundërpërgjigjen ne do të fitojmë”, Trump njofton vendosjen e tarifave 25% për mallrat nga Evropa

Presidenti amerikan Donald Trump po fillon gjithashtu një luftë tregtare me Bashkimin Evropian, duke njoftuar të mërkurën se do të vendosë tarifa 25% për produktet nga Evropa.

Ato do të mbulojnë të gjitha produktet nga Unioni, ku presidenti i referohet industrisë së automobilave.

“Tarifat në përgjithësi do të kenë të bëjnë me makinat dhe gjëra të tjera”, tha Trump.

Ai madje shpjegoi, në mënyrën e tij të shkëlqyeshme, pse ekziston BE-ja.

“Ajo u krijua për të prishur SHBA-në dhe ata bënë një punë të mirë”, theksoi presidenti amerikan.

Kur u pyet për mundësinë që evropianët të përgjigjen, Trump raportoi se BE nuk mund të bëjnë asgjë në lidhje me të.