Gjermania Konservatore/ Stephan: Zgjedhjet ishin të pazakonta, u influencuan nga dy efekte

Anduena Stephan, konsulle nderi e Shqipërisë në Gjermani në një intervistë në Ora Neës u shpreh se zgjedhjet në Gjermani ishin tepër të pazakonta.

Stephan: Zgjedhjet në Gjermani ishin zgjedhje tepër të pazakonta sepse ndodhën të influencuara nga dy efekte.

Efekti i parë ishin zgjedhjet në SHBA dhe efekti i dytë ishte prishja e koalicionit i cili kishte kohë që lëngonte.

Por që koencidoi në të njëjtën ditë me mbylljen e zgjedhjeve në SHBA.

Të dyja këto procese kanë qenë të dominuara nga një votë masive.

Në Gjermani kemi një pjesëmarrje 82.5% e cila është e pazakontë.

Mos rritja e ekonomisë, rrezikimi i prodhimit në Gjermani apo i vendeve të punës krijoi pakënaqësi në shumë shtresa dhe pikërisht në ato shtresa që pikërisht me votat e tyre e çuan elektoratin në të dy ekstremet majtas e djathtas.